“Jemi të tronditur nga ngjarja”/ Krerët më të lartë të politikës greke reagojnë për aksidentin tragjik në Bullgari

Mos i humb

Krerët më të lartë të politikës greke këtë të martë u shprehën të tronditur në lidhje me aksidentin tragjik në Bullgari, në të cilin humbën jetën 46 persona.

Kryeministri grek Kzriakos Mitsotakis deklaroi se është absolutisht i tronditur nga aksidenti i tmerrshëm dhe humbja e jetëve njerëzore në Bullgari.

Jam absolutisht i tronditur nga aksidenti i tmerrshëm dhe humbja e jetëve në Bullgari herët në mëngjes, veçanërisht për fëmijët e vegjël. Lutjet tona u drejtohen familjeve të atyre që humbën jetën. Shërim të shpejtë të lënduarve”, shkruan në Twitter kryeministri grek.

Për aksidentin tragjik, reagoi edhe ministrja e Jashtme greke përmes një postimi në Twitter, e cila shprehu dhimbjen e thellë për lajmin tragjik të aksidentit në Bullgari, me 46 viktima.

Ajo gjithashtu shprehu ngushëllimet me të sinqerta për familjet që humbën të dashurit e tyre dhe solidaritetin me popullin dhe qeverinë e Maqedonisë së Veriut, të cilët janë në zi për bashkëqytetarët e tyre.

Aleksis Tsipras, kreu i SYRIZA-s, partisë më të madhe opozitare greke, në një postim në rrjetet sociale shkruan: “Jemi të tronditur nga aksidenti tragjik në Bullgari që çoi në vdekjen e dhjetëra njerëzve, përfshirë fëmijë të vegjël. Mendimet tona janë me familjet e viktimave, shërim të shpejtë për të lënduarit”.

Lajmi ka tronditur opinionin publik të Greqisë dhe mbulohet hollësisht nga mediat greke që transmetojnë informacione të shumta nga tragjedia në fjalë.

46 persona, shumica shqiptarë, kanë humbur jetën në një aksident rrugor të ndodhur të martën në mëngjes në perëndim të Bullgarisë.

Mediat bullgare shkruajnë se autobusi me targa maqedonase, i nisur nga Stambolli me destinacion Shkupin u përplas me barrikadat e rrugës dhe më pas u përfshi nga flakët.

Mes viktimave ka edhe fëmijë, ndërsa janë shpëtuar vetëm 7 persona, të cilët kanë dalë nga pjesa e pasme e autobusit.

Në këtë aksident tragjik, mësohet se është shuar një familje me 12 anëtarë, përfshi edhe dy fëmijë binjakë.

Në mesin e viktimave janë edhe dy shtetas të huaj, nga Belgjika dhe Serbia.

Grupi hetimor po punon për evidentimin e shkakut të aksidentit, por deri më tani dyshohet për një përgjumje të shoferit, pasi rreth 15 minuta më herët ishin nisur nga një pikë karburanti, ku kishin pushuar për disa minuta.

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani tha se autobusi po kthehej në Shkup, pas një udhëtimi në qytetin turk të Stambollit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit