Jo ceremoni virtuale/ OSCAR 2021, ‘jo’ në streaming

Mos i humb

Jo ceremoni në Zoom. Oskarët 2021 do të mbahen me publik dhe Live. Kjo është konfirmuar nga një zëdhënës i akademisë së artit dhe shkencës, ekskluzivisht për Variety.

Nata e përvitshme e yjeve, e transmetuar nga televizioni ABC, është zhvendosur këtë vit për më 25 prill 2021, për shkak të pandemisë. Sidoqoftë, mbeten dyshimet në lidhje me numrin e personave që do të mund të hyjnë në Dolby Theater të Los Angeles, ku ceremonia zhvillohet tradicionalisht.

Salla ka një kapacitet prej 3400 vendesh dhe mbetet e paqartë edhe pjesëmarrja e shumë yjeve të moshës mbi 60 vjeç që mund të refuzojnë ftesën.

Akademia ndërkohë shpreson që deri më 25 prill, sallat të mund të rihapen duke lejuar kështu pjesëmarrjen në garë të më shumë filmave. Por edhe nëse kjo nuk do të ndodhë, ideja është që të organizohet dhënia e çmimeve si në të shkuarën.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit