Jorida Tabaku i përgjigjet Arben Ahmetajt: Shqipëria fiton me taksën e sheshtë duke punësuar 110 mijë shqiptarë

Mos i humb

“Shqipëria fiton me taksën e sheshtë sepse investimet e huaja direkte do të rriten, Shqipëria sot nuk ka më investime të huaja. Por ajo do të fitojë nga rritja e tyre përmes taksës së sheshtë 9%”.

Kjo është përgjigjja e ish-deputetes Jorida Tabaku për ministrin e Shtetit për Rindërtimin Arben Ahmetaj, i cili sot sulmoi programin ekonomik dhe premtimet e PD.

Tabaku thekson se Shqipëria fiton me taksën e sheshtë pasi shqiptarët do taksohen në mënyrë të ndershme dhe barabartë.

“Bizneset nuk do të mbitaksohen ndërsa një pakicë favorizohet. Jo! Shqipëria fiton kur të gjithë taksohemi në mënyrë të barabartë.
Shqipëria fiton kur shtresa e mesme, që sot diskriminohet do të mund të sigurojë me shumë të ardhura përmes taksës së sheshtë.
Taksa e sheshtë do të rrisë formalitetin, do të eliminojë favorizimet dhe do të nxisë ekonominë”, deklaron Tabaku.

Tabaku
- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit