Juncker i shqetësuar për kryesimin e Rumanisë me BE-në

Mos i humb

Rumania nga 1 janari i vitit 2019 do të merr kryesimin gjashtëmujor të rradhës me BE-në. Me çka do të merr rolin në vendosjen e agjendave të BE-së dhe do të jetë ndërmjetësues diplomatik mes 28 vendeve anëtare.

Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, shprehu shqetësim për shkak të marrjes së kryesimit të Bashkimit Europian (BE) nga ana e Rumanisë, duke theksuar se ka dilema nëse vendi është i gatshëm, megjithëse vuri në dukje se ai konsideron se “teknikisht është i përgatitur mirë”.

Rumania nga 1 janari i vitit 2019 do të marrë kryesimin gjashtëmujor të radhës me BE-në. Me çka do të marrë rolin në vendosjen e agjendave të BE-së dhe do të jetë ndërmjetësues diplomatik mes 28 vendeve anëtare.

Juncker të shtunën për gazetën gjermane “Welt am Sonntag” deklaroi: “Mendoj se Qeveria në Bukuresht ende nuk e ka kuptuar plotësisht çka do të thotë marrja e kryesimit të shteteve të Bashkimit Europian”.

Ai theksoi edhe ndarjen e thellë politike në Rumani duke thënë se “në shtëpi nevojitet front i bashkuar” për të forcuar unitetin në Europë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit