
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka akuzuar Bashkimin Europian për vonesën e liberalizimit të vizave për Kosovën.
Sipas tij, BE po e dëmton kredibilitetin e vet karshi vendeve anëtare.
“Çdo vonës e cila është duke ndodhur me liberalizimin e vizave e dëmton vet kredibilitetin e BE karshi vendeve anëtare. Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret”, tha ai.
Veseli tha se ndihet i shqetësuar se si BE-ja, po jep viza punë e po i merr të rinjtë e vendit, ndërsa nuk bën liberalizimin e vizave për Kosovën.
“Jemi vendi i vetëm që për 12 vite jemi të izoluar. Çdo vit janë duke na marrë të rinjtë tanë, kjo është shqetësues, po i japin viza punë ndërsa mbesim të izoluar”, u shpreh ai.


