Kaledonia e Re regjistron viktimën e parë nga COVID-19

Mos i humb

Kaledonia e Re, një shtet ishullor në juglindje të Oqeanit Paqësor, ka regjistruar viktimën e parë nga koronavirusi i ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit në Radio New Zealand, në 24 orët e fundit në Kaledoninë e Re, territor autonom francez, janë raportuar 51 raste të reja, ndërsa me vdekjen e një personi është shënuar viktima e parë nga virusi.

Kreu i qeverisë së Kaledonisë së Re, Louis Mapou, konfirmoi viktimën e parë nga COVID-19.

Sipas tij, që nga 18 mars 2020, kur për herë të parë është regjistruar rast me COVID-19, 253 persona janë diagnostikuar me sëmundjen, ndërsa në 4 ditët e fundit janë regjistruar 117 raste të reja.

Për të ndaluar pandeminë në vend është duke u zbatuar orë policore që 4 ditë.

Kaledonia e Re në vitin 1853 është aneksuar nga Franca. Që nga kjo datë e deri në vitin 1946 ishte zonë koloniale. Ndërsa deri në vitin 2003 Kaledonia e Re ishte pjesë e Komunitetit të Rajoneve tejdetare të Francës. Me ndryshimet kushtetuese të vitit 2003, Kaledonia e Re u bë një rajon autonom pranë Francës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit