Kalin dënon sulmin ndaj xhamisë në Egjipt

Mos i humb

Zëdhënësi i Presidencës së Republikës së Turqisë, İbraim Kalin, dënoi sulmin ndaj xhamisë në Egjipt, duke deklaruar se: “Turqia terrorizmin e konsideron si sulm kundër njerëzimit, kush do qoftë burimi apo arsyeja. Ky qëndrim në mënyrë të vendosur i tregon të gjitha kontaktet ndërkombëtare, rajonale dhe dypalëshe”.

Kalın, në deklaratën e tij në formë të shkruar, tha se sulmi është kryer gjatë kohës së lutjeve të së premtes në xhaminë El-Ravda të vendosur në qytetin Arish në gadishullin e Sinait. Ai tha se terroristët fillimisht kryen sulme vetëvrasës me bombë, ndërsa më pas hapën zjarr ndaj atyre që ishin të pranishëm në xhami.

Ai tha se sipas informacioneve të fundit zyrtare, mbi 200 persona u vranë dhe 125 të tjerë u plagosën.

Duke vënë në dukje se dënon fuqishëm këtë sulm mizor terrorist, Kalin përcolli ngushëllimet e tij egjiptianëve dhe mëshirën e Allahur për ata që humbën jetën.

“Turqia terrorizmin e konsideron si sulm kundër njerëzimit, kush do qoftë burimi apo arsyeja. Ky qëndrim në mënyrë të vendosur i tregon të gjitha kontaktet ndërkombëtare, rajonale dhe dypalëshe”, u shpreh Kalin, duke theksuar se një bashkëpunim efektiv ndërkombëtar është me rëndësi jetike në luftën kundër terrorizmit.

Kalin theksoi se Turqia ndan dhimbjen me popullit miqësor dhe vëllazëror të Egjiptit, të shkaktuar nga sulmet vdekjeprurëse./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit