Kalin: Nuk do të ketë ndryshime në kabinetin qeveritar

Mos i humb

Zëdhënësi i Presidencës së Turqisë, Ibrahim Kalin sot në Ankara deklaroi se paqja, stabiliteti dhe prosperiteti i Iranit është i një rëndësie të madhe për Turqinë.

“Duhet të përsëris se nuk do të pranojmë përpjekjet për të destabilizuar Iranin, përpjekjet për prishjen e paqes dhe mirëqenies së shoqërisë iraniane, të cilat po bëhen përmes deklaratave nga disa pjesë të botës ose përmes rrjeteve sociale”, tha Kalin.

– “Nuk do të ketë ndryshime në kabinetin qeveritar”

Kalin: Nuk do të ketë ndryshime në kabinetin qeveritar, ndryshimet në qeveri nuk janë në rend dite.

– “Fakti që një person është gazetar, nuk do të thotë se është i pafajshëm”

Kalın u përqendrua gjithashtu në deklaratat e presidentit të Francës Emanuel Macron mbi lirinë e medias në Turqi, duke thënë se fakti që personi është gazetar, nuk do të thotë patjetër se personi është i pafajshëm, gjegjësisht se nuk është në gjendje të kryejë vepër penale.

“Presidenti Macron gjatë takimit me gazetarët foli mbi lirinë e mediave në Turqi. Konsiderojmë se bëhet fjalë për një vlerësim që bazohet në mosinformim. Temat që kanë të bëjnë me gjyqësorin në Turqi janë në kompetencë të gjyqësorit. Fakti se një person është gazetar ose ushtron ndonjë detyrë tjetër, nuk do të thotë se personi në fjalë është i pafajshëm dhe se nuk është në gjendje të kryejë vepër penale”, tha Kalin./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit