Kalin: Presim nga SHBA që tërësisht të ndërpret mbështetjen për YPG dhe PYD

Mos i humb

Zëdhënësi i Presidencës së Republikës së Turqisë, Ibrahim Kalin deklaroi se Turqia pret nga SHBA-të që tërësisht të ndërpresin mbështetjen për YPG-në dhe PYD-në.

“Pritjet tona nga administrata amerikane janë që tërësisht të ndërpresin mbështetjen për YPG-në dhe PYD-në. Kjo do të ishte garanca më konkrete dhe hapi i nevojshëm i cili do të ndërmerrej në terren”, tha Kalin për “CNN Turk”.

Ai theksoi se në bashkëpunim me grupet që nuk u përfshinë në terrorizëm, territori sirian duhej të pastrohet nga të gjitha elementet terroriste.

“Kur bëhet fjalë për sigurinë tonë kombëtare, Turqia do të marrë përgjegjësinë në përputhje me aftësitë e saj. Përgjegjësia jonë është të mbrojmë qytetarët e Republikës së Turqisë dhe kufijtë tanë. Prej askujt nuk duhet kërkuar leje për këtë”, tha Kalin.

Turqia të shtunën filloi operacionin “Dega e Ullirit” për të pastruar terroristët e PYD/PKK-së dhe DEASH-it nga Afrini, Siria veriperëndimore.

Operacioni në Afrin ka filluar në kuadër të të drejtave të Turqisë të bazuara në të drejtën ndërkombëtare dhe rezolutat e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), veçmas të atyre që ka të bëjnë me luftën kundër terrorizmit 1624 (2005), 2170 (2014) dhe 2178 (2014).

Turqia bazohet edhe në nenin 51 të marrëveshjes së OKB-së, gjegjësisht “të drejtën e vetëmbrojtjes”. Operacioni zbatohet duke respektuar integritetin territorial të Sirisë./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit