Kalin takon këshilltarin për Siguri Kombëtare të SHBA-ve

Mos i humb

Zëdhënësi i Presidencës së Turqisë, Ibrahim Kalin u takua me këshilltarin për Siguri Kombëtare të SHBA-ve Herbert Raymond McMaster, i cili ndodhet në vizitë në Stamboll.

Sipas informacioneve të marra nga burimet presidenciale, në takim u konfirmuan marrëdhëniet afatgjate të partneritetit strategjik dhe u diskutua për prioritetet dhe ndjeshmëritë e këtyre dy shteteve.

Në takim po ashtu u shkëmbyen mendime lidhur me marrëdhëniet mes Turqisë dhe SHBA-ve të cilat janë aleatë të vjetër, provat e përbashkëta strategjike dhe për zhvillimet rajonale.

Në kuadër të kësaj është diskutuar në mënyrë të detajuar mbi çështjet të cilat kanë ndikuar negativisht në marrëdhëniet dypalëshe dhe janë hulumtuar rrugët për zhvillimin e luftës së përbashkët kundër çdo lloji të terrorizmit./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit