Kalin: Turqia dhe SHBA shumë shpejtë do të nisin patrullimet e përbashkëta në Munbixh

Mos i humb

Zëdhënësi i kabinetit të presidentit të Republikës së Turqisë, Ibrahim Kalin, sot në Ankara deklaroi se në një periudhë shumë të shkurtër do të fillojë patrullimi i forcave të përbashkëta të Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara në qytetin sirian Munbixh.

Kalin në konferencën për shtyp në Ankara iu përgjigj pyetjeve rreth zhvillimeve më të fundit në Siri.

“Ne presim që udhërrëfyesi në lidhje me qytetin Munbixh të zbatohet pa vonesë. Ndërsa presidenti ynë udhëheqë një diplomaci të paqes globale, është e domosdoshme që bashkësia ndërkombëtare të përmbushur detyrimet e saj në planin politik dhe humanitar”, tha Kalin.

Ai theksoi se udhërrëfyesi për qytetin e Munbixhit paraqet marrëveshje serioze, kurse Turqia do të qëndroj në premtimet e bëra.

“Megjithatë, vazhdimi i aktiviteteve të administratës amerikane lidhur YPG dhe PYD për ne paraqet një burim të shqetësimit serioz. Është i papranueshëm fakti se në njërën anë po zbatohet udhërrëfyesi për Munbixhin, kurse nga ana tjerët YPG dhe PYD-së u ofron mbështetje në armatim, financa, politike dhe mediale”.

Ai konfirmoi se në një periudhë shumë të shkurtër kohore, do të fillojë patrullimi i përbashkët i forcave të Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara në qytetin sirian Munbixh.

“Punët rreth patrullimit të përbashkëta në qytetin Munbixh janë drejt përfundimit”, Forcat e Armatosura Turke (TSK) koordinohen në terren me kolegët e tyre të SHBA-së, në një periudhë shumë të shkurtër, do të fillojnë trajnimet e përbashkëta dhe patrullimi”, ka thënë Kalin.

Ai theksoi se është e padrejtë dhe jokorrekte që e gjithë barra e çështjes siriane, çështja e Idlibit dhe lufta kundër terrorizmit të lihet vetëm mbi supet e Turqisë, një gjë e tillë, sipas fjalëve të tij, është diçka e papranueshme.

Shërbimi ynë i Inteligjencës (MIT), Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK), forcat tona speciale në koordinim me Rusinë në terren po punojnë se si do të vendoset hapësira e demilitarizuar prej 15 deri në 20 kilometra në Idlib, si dhe çështjet se si do të neutralizohen apo pasivizohen terroristeët që veprojnë në këtë zonë”, ka thënë Kalin./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit