Kalin: Turqia nuk ka sjellë lotë në asnjë vend ku ka zhvilluar operacione

Mos i humb

Zëdhënësi i Presidencës së Turqisë, Ibrahim Kalin, tha se Turqia nuk ka sjellë lotë, gjakderdhje dhe persekutime në asnjë vend ku ka zhvilluar operacione.

“Turqia nuk ka sjellë lot, gjakderdhje, persekutim në asnjë vend ku ajo ka qenë e pranishme me operacionet e saj. Përkundrazi, në çdo territor ku vendi ynë ka vendosur këmbën, njerëzit jetojnë në paqe dhe harmoni. Rajoni i operacionit ‘Mburoja Eufratit’ është shembulli më konkret i kësaj”, tha Kalın në një deklaratë me shkrim pas një takimi të sigurisë në Rezidencën Presidenciale në Ankara, duke iu referuar operacionit “Dega e Ullirit” që Turqia është duke e realizuar kundër elementeve terroriste në Afrin të Sirisë.

Në takim kanë marrë pjesë presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, kryeministrit Binali Yıldırım, Shefti i Shtabit të Përgjithshëm, Hulusi Akar si dhe zv.kryeministra dhe ministra të kabinetit.

Kalin ka theksuar se “Elementët e Ushtrisë së Lirë Siriane (ULS) dhe Forcat tona të Armatosura (TSK) që ofrojnë për ta mbështetje janë duke përparuar në mënyrë të sigurtë duke asgjësuar objektivat e organizatës terroriste në Afrin”.

“Qëllimi kryesor i Turqisë, siguria e kufijve”

“Në mbledhjen tonë të sigurisë është nënvizuar se qëllimi kryesor i Turqisë është të vendosë sigurinë e kufijve, sigurinë e jetës së qytetarëve dhe të pronës. Gjithashtu respektimi i sovranitetit territorial të Sirisë është një nga të rëndësishmet e këtij operacioni. Të bëjmë atë që kemi mundësi në mënyrë që vëllezërit tanë arabë, turkmenë dhe kurdë të jetojnë në siguri, paqe dhe mirëqenie në këtë vend ne e shohim si një detyrë të fqinjësisë dhe vëllazërisë”, tha Kalin.

“Kur kemi përfunduar veprimet tona në Idlib, ky rajon u bë një vend i paqes dhe sigurisë. Kur ta pastrojmë Afrinin nga pjesëtarët e organizatës terroriste separatiste, pa dyshim që ne do të marrim falënderimet më të mëdha nga vëllezërit tanë që jetojnë në këtë rajon. Përkundër këtyre fakteve të dukshme, fatkeqësisht po vëmë re që aktivitetet e dezinformimit që kemi parë në të kaluarën janë përsëritur edhe në operacionin ‘Dega e Ullirit'”, tha ai.

“U bëjmë thirrje sidomos mediave tona, që të jenë të kujdesshëm ndaj gënjeshtrave të tilla, lajmeve të rreme, shtrembëruese provokuese dhe thashethemeve”, ka theksuar Kalın duke shtuar se “Njësitë tona gjyqësore dhe administrative do të ndjekin nga afër këto lloje të aktiviteteve të dezinformimit dhe do të bëjnë ndërhyrjet e nevojshme me shpejtësi dhe vendosmëri në kuadër të ligjit”.

“Superioriteti moral i ushtarëve tanë që shkojnë në luftë me idenë “nëse vdes bëhem dëshmor, nëse kthehem veteran” dhe i vëllezërve tanë anëtarë të Ushtrisë së Lirë Siriane është fuqia jonë më e madhe. Operacionet tona do të vazhdojnë deri në pastrimin e plotë të rajonit nga organizata terroriste separatiste dhe deri kur afro 3.5 milionë sirianë pronarët e vërtetë të Sirisë që jetojnë në vendin tonë të kthehen të sigurtë në shtëpitë e tyre”, ka thënë Kalın duke uruar mëshirën e Allahut mbi dëshmorët e rënë, dhe duke uruar ngushëllimet për popullin dhe familjarët e dëshmorëve./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit