Kalin: Turqia nuk synon pushtimin e asnjë pjese të Sirisë

Mos i humb

Turqia nuk synon pushtimin e asnjë pjese të Sirisë, deklaroi zëdhënësi i Presidencës së Turqisë, Ibrahim Kalin.

“Nuk ka asnjë interes në pushtimin e ndonjë pjese të Sirisë”, tha Kalin.

“Sapo të përfundojë operacioni, ne do të dorëzojmë zonën në pronësi të popullit të Afrinit. Do t’i çlirojmë ata edhe nga prania e elementeve të YPG-së dhe PYD-së”, tha ai. Zëdhënësi presidencial tha se operacioni “Dega e Ullirit” ka tre qëllime kryesore, sigurimi i kufijve të Turqisë, pastrimin e Sirisë nga elementet terroriste, si dhe sigurimin e integritetit territorial të Sirisë.

“Të gjithë e dinë se PYD dhe YPG janë në fakt PKK. Është e njëjta strukturë”, deklaroi Kalin, për të shtuar se organizatat në fjalë paraqesin kërcënim për kufijtë e Turqisë, ndërkohë u bëri thirrje SHBA-vë të ndalin bashkëpunimin me ata.

– Nuk ka viktima civile

“Kemi menaxhuar me sukses parandalimin e viktimave civile. Banorët lokal po ndihmohen nga AFAD-i, Gjysmëhëna e Kuqe e Turqisë dhe organizata të tjera”, tha Kalın, duke shtuar se ushtria është shumë e kujdesshme në këtë aspekt, për çka raportet nga terreni flasin se nuk ka viktima civile.

Ai vuri në dukje “luftën me propagandë” kundër operacionit “Dega e Ullirit”, ku në mediat sociale po përdoren fotografi nga konflikte të tjera duke u pretenduar se janë të këtij operacioni.

– Reagimi ndërkombëtar i mirëpritur, nuk ka marrëveshje me Rusinë

Zëdhënësi i Presidencës së Turqisë tha se reagimi ndërkombëtar ka qenë pozitiv lidhur me operacionin në fjalë.

“Askush nuk e vë në dyshim legjitimitetin e operacionit. Në përgjithësi, mbështetja ka qenë e mirëseardhur. Nuk ka marrëveshje me Rusinë, ju e merrni Idlibin ne Afrinin”, tha Kalin, sipas të cilit operacioni nuk ka një afat kohor, sepse do të vazhdojë për aq sa do të ketë nevojë./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit