Kallashnikov dhe fishekë luftarakë në banesë, arrestohen 2 persona në Paskuqan dhe Vorë

Mos i humb

Dy persona janë arrestuar nga policia në Paskuqan dhe Vorë pasi gjatë kontrollit iu janë gjetur armë dhe fishekë. Në pranga është vënë Arben Laçi, 46 vjeç, banues në Paskuqan policia gjeti në banesën e tij një kallashnikov dhe 293 fishekë luftarak.

Ndërsa Mehdi Vaka, 51 vjeç, banues në Marikaj është vënë në pranga pasi në një serë pranë shtëpisë së tij kishte fshehur një armë zjarri automatik me 13 fishekë në karikator dhe një fishek në fole.

Policia njofton se materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

“Si rezultat i kontrolleve, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 dhe të Komisariatit të Policisë Vorë, janë goditur dy raste të armëmbatjes pa leje. Vihet në pranga nga Komisariati i Policisë Nr. 5, një 46-vjeçar që u kap me një armë zjarri kallashnikov dhe 293 fishekë luftarak.

Ndërsa nga Komisariati i Policisë Vorë është vënë në pranga një 51-vjeçar që u kap me një armë zjarri automatik dhe një krehër me fishekë.

Në zbatim të planit të masave për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, si rezultat i kontrolleve të shtuara nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 në Kamzë, bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative, u arrestua në flagrancë shtetasi A. L., 46 vjeç, banues në Paskuqan 2.
Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit në banesën e tij, Policia gjeti e sekuestroi një kallashnikov dhe 293 fishekë lufatrak.

Po nga kontrollet e kryera dhe informacionet e marra në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë arrestuan në flagrancë shtetasin M. V., 51 vjeç, banues në Marikaj.
Gjatë kontrollit të ushtruar në një serë pranë banesës së tij, u gjet dhe u sekuestrua një armë zjarri automatik me 13 fishekë në karikator dhe një fishek në fole. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme”

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit