Kallin: Macroni vazhdon të thyej gotë pas gote dhe kërkon të pijë ende çaj

Mos i humb

Zëdhënësi i Presidencës, Ibrahim Kallën (İbrahim Kalın) në lidhje me fjalët e Presidentit të Francës, Emanuel Macron se Turqia, e cila ka ndërmarrë operacionin “Burimi i Paqes” kundër organizatës separatiste terroriste YPG/PKK, nuk duhet të presë solidaritet nga aleatet e NATO-s, ndër të tjera tha: “Macroni vazhdon të thyej gotë pas gote dhe kërkon të pijë ende çaj”.

Kallën reagoi nëpërmjet medias sociale Twitter në lidhje me fjalët e Macronit gjatë konferencës së përbashkët për shtyp në Paris me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Ai tha se Macron, i cili pavarësisht të gjitha reagimeve të Brukselit, është i vetmi lider që ka bërë veto fillimin e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE, vend ky ka ndryshuar edhe emrin.

Kallën rikujtoi edhe fjalët e Kancelares gjermane, Angela Merkel në lidhje me Macronin, e cila tha: “E kuptoj dëshirën politike shkatërruese të tij. Por jam e lodhur nga bashkimi i copave. Jam e detyruar që të ngjis vazhdimisht copat e gotave që thyeni, që të mund të ulemi e të pimë përsëri çaj”.

Në lidhje me deklaratën e presidentit francez se Turqia nuk duhet të presë solidaritet nga aleatet e NATO-s, zëdhënësi kallën tha: “Macroni vazhdon të thyej gotë pas gote dhe kërkon të pijë ende çaj”.

Macroni, gjatë konferencës së përbashkët për shtyp në Paris me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, tha: “I kam shumë të qarta shqetësimet e aleates, Turqisë për sigurinë. Ata (turqit) janë përballur me shumë sulme terroriste. Por së bashku me këtë nuk mund, edhe të përbëjë kërcënim për koalicionin kundër DAESH-it me operacion ushtarak, të presë edhe mbështetje dhe unitet”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit