Kalon në seancë kërkesa për zgjatjen e mandatit të Komisionit për Reformën Zgjedhore

Mos i humb

Nën drejtimin e Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, u zhvillua sot mbledhja e Konferencës së Kryetarëve, ku u shqyrtua kërkesa për zgjatjen e afatit të veprimtarisë së Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Realizimin e Reformës Zgjedhore.

Pas diskutimeve, Konferenca e Kryetarëve arriti mirëkuptimin për këtë çështje dhe vendosi t’ia kalojë për votim seancës plenare.

Gjatë mbledhjes u vendos gjithashtu që më 20 korrik 2026 të zhvillohet një seancë plenare kushtuar raportimit të institucioneve kushtetuese.

Po ashtu, Konferenca e Kryetarëve vendosi që në një nga seancat plenare të mbetura të këtij sesioni parlamentar të përfshihet edhe raportimi mbi veprimtarinë e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit