Kamenica shpall gjendje emergjente pas situatës së krijuar nga vërshimet

Mos i humb

Pas reshjeve të shumta të cilat shkaktuan përmbytje, Kamenica ka marrë vendim që të shpallë gjendje emergjente.

Kjo është bërë e ditur me anë të një postimi në Facebook nga i pari i kësaj komune, Qëndron Kastrati, shkruan lajmi.net.

Ai ka thënë se ka kërkuar gatishmëri të plotë nga të gjitha institucionet, pasi që reshjet kanë shkaktuar dëme në infrastrukturë, energji elektrike dhe bllokim të fshatrave.

Postimi i plotë:

Për shkak të situatës së krijuar nga vërshimet, kam marrë vendim të shpallë gjendje emergjente në Komunën e Kamenicës.

Reshjet atmosferike kanë shkaktuar dëme në infrastrukturë, energji elektrike dhe disa fshatra kanë mbetur të bllokuara. Për këtë, kam kërkuar gatishmëri të plotë nga të gjitha institucionet relevante që operojnë në Komunën e Kamenicës.

Gjithashtu, janë njoftuar të gjitha këshillet lokale, ndërkaq që Policia, QKMF, Zjarrëfikësit dhe ekipet emergjente komunale, janë mobilizuar për tejkalimin e kësaj situate.

Lusim qytetarët e kompanitë për mirëkuptim e bashkëpunim në këtë situatë!.

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit