Kamzë, dhunoi barbarisht dhe hodhi nga ballkoni i katit të 3-të gruan, mbetet në qeli 62-vjeçari

Mos i humb

62-vjeçari D I do të mbetet ne qeli për dhunimin barbar të bashkëjetueses së tij dhe më pas hedhjen e saj nga ballkoni i katit të trete duke e paraqitur si aksidentale.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur më 11 mars, ndërsa Gjykata e Tiranës vendosi masën e sigurisë arrest me burg.

Fillimisht kjo ngjarje u raportua si aksidentale por hetimi zbuloi se 62-vjeçari D I kishte ushtruar dhunë barbare ndaj bashkëjetueses dhe e kishte hedhur nga ballkoni.

Ka qenë vajza e gruas së dhunuar që ndihmoi hetuesit e Policisë së Tiranës për të zbardhur ngjarjen duke dëshmuar dhunën që 62-vjeçari ushtronte vazhdimisht ndaj nënës së saj.

Gruaja e cila u dhunuar dhe u hodh nga ballkoni kishte thyerje të legenit si dhe dëmtime te tjera trupore.

Dhuna mes dy bashkëjetuesve ka qenë e pranishme që në fillim të lidhjes për shkak të xhelozisë por ishte munduar ta mbante lidhjen për shkak të fëmijëve, pavarësisht se ata  kanë qenë prezent në disa raste dhune.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit