Sipas të dhënave më të fundit nga Ministria Federale e Shëndetësisë, numri i vdekjeve nga koronavirusi tani është rritur në 4.678, ndërsa numri i të infektuarve në 66.434 pas 2.938 rasteve të reja në dy ditët e mëparshme.
Gjithsej 30.406 njerëz janë shëruar që nga fillimi i pandemisë në vend.
Montreali llogaritet epiqendra e pandemisë për sa i përket numrit të të infektuarve dhe të vdekurve, ku spitalet tashmë janë mbushur përplot, kurse objektet shëndetësore thonë se duhet të zgjidhin shpejt numrin e shtretërve për pacientët.
Zyrtarët e provincës Quebec thanë se ata po përpiqen të zgjidhnin problemin në Montreal duke vendosur shtretër pacientësh dhe njësi mjekësore mobile në hotele dhe ambiente sportive.
Danielle McCann, ministre e Shëndetësisë në Quebec, tha se mungesa e madhe e stafit në sistemin shëndetësor i bën problemet edhe më të vështira, duke shtuar se ata kanë nevojë për 11.000 punonjës të tjerë shëndetësorë.


