Kandiç i lutet Thaçit, ja për çfarë bëhet fjalë!

Mos i humb

Themeluesja e Qendrës për të Drejtën Humanitare në Serbi, Natasha Kandiç, ka ftuar Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, që të lejohen serbët nga Gjakova që ta vizitojnë kishën atje këtë vit.

“Me këtë rast, ju lutem, që personalisht të përfshiheni në çështjen që serbët e Gjakovës, të lejohen që me 28 gusht 2018, ta vizitojnë kishën dhe shtëpitë e tyre dhe të mos jenë subjekt i poshtërimit sikur vitin e kaluar”, thuhet në letrën e Kandiq, drejtuar Thaçit.

Ajo ka thënë se angazhimi i Thaçit për pajtimin në mes të shqiptarëve dhe serbëve “për shtetin multietnik të Kosovës” e ka përkrahjen e komunitetit ndërkombëtar dhe shoqërisë civile, por që sipas saj kjo has në mosbesim të serbëve të Kosovës, që jetojnë në Serbi./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit