Kantoni Jura shpall gjendje të jashtëzakonshme: Mbyllen baret dhe restorantet

Mos i humb

Kantoni i Jura ka shpallur sot, por me veprim nga e hëna që vjen, gjendje të jashtëzakonshme kantonale. Kjo gjendje do të vazhdojë deri më 15 nëntor.

Nga e hëna, të gjitha baret dhe restorantet, si dhe objektet e tjera publike, duke filluar nga muzetë dhe qendrat sportive duhet të mbyllen. Përveç kësaj, do të ndalohen edhe tubimet e më shumë se pesë personave.

Këto masa janë dukshëm më të ashpra se ato të vendosura në nivel të vendit dhe janë të përafërta me ato që vlenin në kohën e valës së parë, në muajt mars e prill.

Por nga ky rregull përjashtohen asambletë legjislative dhe shërbimet e kultit. Tani bëhet e detyrueshme vënia e maskës edhe për nxënësit dhe mësuesit në shkollat e mesme

Sipas deklaratave të saj, qeveria e Kantonit Jura e sheh veten të detyruar të marrë këto masa në mënyrë që të parandalojë shembjen e sistemit shëndetësor. Spitalet kantonale ishin në kufi të kapaciteteve të tyre dhe u është dashur të transferonin në Bazel pacientët e parë nga sektori i kujdesit intensiv.

Në dy javët e fundit, në këtë kanton ishin regjistruar 19 vdekje nga Covid-19, numër që është – pothuajse tri herë më i madh sesa në valën e parë të pandemisë, në pranverë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit