Kapen 37 kg kokainë në Malin e zi, ishte nisur nga Shqipëria

Mos i humb

Një sasi e konsiderueshme droge është kapur nga policia malazeze. Bëhet fjalë për 37 kg kokainë që ishte fshehur në një automjet tip ‘Volksëagen’ me targa shqiptare që se ishte nisur drejt Kroacisë.

Makina me targa shqiptare është ndaluar për kontroll sapo ka kaluar Malin e Zi dhe po futej në Kroaci. Në bagazh u pikasën 35 pesë pako me kokainë 98% të pastër që në total peshonin 37.7 kilogramë.

Sasia e drogës është sekuestruar në cilësinë e provës materiale, ndërsa kanë nisur hetimet për zbulimin e rrjetit të personave që mund të jenë përfshirë në këtë trafik të paligjshëm.

Falë punonjësve të njësisë doganore Debeli Brijeg, por edhe punonjësve të Drejtorisë së Policisë së Malit të Zi, gjatë kontrollit të detajuar kufitar të automjeteve që lëviznin nga Mali i Zi në Kroaci, janë gjetur 35 pako kokainë me peshë totale 37,7 kilogramë dhe pastërti rreth 98 për qind”- njofton policia kroate.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit