Kapet me 1.4 kg kanabis në banesë, pranga 64-vjeçarit në Berat

Mos i humb

Një 64-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Beratit pasi në banesën e tij u gjetën 1.4 kg kanabis.

Shërbimet e Policisë, bazuar në informacionet se shtetasi A.D dispononte lëndë narkotike, kanë organizuar punën dhe kanë ushtruar kontroll në banesën e tij.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia, në banesën e tij u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1.4 kg lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa.

Njoftimi i Plotë

Berat

Goditet një tjetër rast i veprimtarisë së paligjshme në fushën e narkotikëve.

Sekuestrohen 1.4 kg lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa.

Vihet në pranga poseduesi.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Berat, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë së paligjshme në fushën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, organizuan punën dhe bënë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit: A.D., 64 vjeç, banues në Gjergjovë, Poliçan.

Shërbimet e Policisë, bazuar në informacionet se shtetasi A.D dispononte lëndë narkotike, kanë organizuar punën dhe kanë ushtruar kontroll në banesën e tij.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia, në banesën e tij u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1.4 kg lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa.

Materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit