Karabina: Vitin e kaluar u diplomuan 13.8 % më pak studentë

Mos i humb

Zëdhënësja e PD, Mirela Karabina, duke iu referuar të dhënave të INSTAT, shprehet se në vitin akademik 2022-2023 u diplomuan 13 808 studentë në ciklin e studimeve “bachelor”, me rënie vjetore 13,8 %.

“Qeveria e Edi Ramës që ka 11 vjet në pushtet dhe ka pasur kohë të mjaftueshme që të ndërmarrë reforma reale në arsim dhe të prekte rezultatet, nuk ka pasur vullnetin politik për ta bërë këtë”, deklaroi Karabina në një postim në rrjetet sociale.

Sipas saj, arsimi i cili është shërbim themelor publik, qeveria e ka përdorur vetëm për propagandë në dëm të familjeve shqiptare, shoqërisë dhe vendit.

“Nga afro 30 mijë maturantë më 2023-in, 10 mijë prej tyre aplikuan për studime jashtë vendit, pra 1/3 e tyre. Ky eksod masiv nuk po ndalet dhe kjo qeveri nuk do që ta ndalë. Me këtë ritëm të largimit të studentëve dhe të rinjve, ekonomia e vendit shumë shpejt do të përballet me mungesë specialistësh të fushave të ndryshme dhe zhvillimi i vendit do të ngadalësohet”

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit