Karantina e dytë/ Merkel prezanton masat e ashpra, britma e ulërima në Bundestag

Mos i humb

Elbasan/ Qëllohet me armë zjarri drejt një makine

ELBASAN- Një ngjarje e rëndë është regjistruar së fundmi në Elbasan, ku ndaj një makine është qëlluar me armë zjarri.

Shkarkohet nga detyra gjyqtari i Shkodrës, Albano Çepele

Shkarkohet nga detyra gjyqtari i Shkodrës, Albano Çepele. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit evidentoi mungesë burimesh për blerjen e...

Bardh Spahia: Prokuroria të hetojë urgjent fshehjen e numrit të viktimave nga Covid-19, qeveria po manipulon provat

Partia Demokratike i bën sërish thirrje Prokurorisë që të hetojë sa më shpejt numrin e viktimave nga koronavirusi, pasi sipas kësaj force...

Udhëheqësit evropianë dhe Biden bisedojnë për një “fillim të ri” të bashkëpunimit

Presidentja e Komisionit Evropian (KE) Ursula van der Leyen dhe presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, përshëndetën “fillimin e ri” të marrëdhënieve...

Kancelarja Angela Merkel u përball me britma dhe një mori pyetjesh në Bundestagun gjerman këtë mëngjes, teksa njoftoi planet e qeverisë për një bllokim të dytë “më të butë”, raporton “The Guardian”.

Nga e hëna, baret, restorantet, teatrot, pishinat dhe sallat e fitnesit do të mbyllen për një muaj, dhe organizimet publike do të kufizohen deri në dy familje maksimumi ose mbledhje deri në dhjetë persona.

Për udhëtimet që janë të panevojshme thirrja eshte qe te shmangen dhe hotelet këshillohen të mos presin turistë.

Megjithatë, shkollat, çerdhet dhe dyqanet do të qëndrojnë të hapura.

Merkel tha të enjten në mëngjes se Gjermania ishte në një “situatë dramatike” ndërsa vendi po hyn në sezonin e dimrit.

Sipas Kancelares, “populistët që pretendojnë se koronavirusi është i padëmshëm janë të rrezikshëm dhe të papërgjegjshëm”.

“Gënjeshtrat dhe dezinformimi, teoritë e konspiracionit dhe urrejtja dëmtojnë jo vetëm debatin demokratik, por edhe luftën kundër virusit,” tha ajo, duke shtuar se kjo e vë në rrezik jetën e njerëzve.

“Dimri do të jetë i vështirë,” tha ajo. “Katër muaj të gjatë, të vështirë. Por do të marrë fund ”.

Me rritjen e numrit të pacientëve Covid-19 në kujdes intensiv, që u dyfishua në dhjetë ditët e fundit, tha kancelarja, spitalet do të mbingarkohen “brenda disa javësh” nëse nuk ndërmerren hapa të tjerë për të frenuar përhapjen e virusit.

Por vendimi për bllokimin e ri është përballur me kundërshti të forta sidomos nga sektorët e gastronomisë.

Pavarësisht garancive për subvencione të mëtejshme shtetërore, restorantet, baret dhe hotelet do të goditen rëndë nga mbyllja e dytë.

Ka pak të dhëna që sugjerojnë që restorantet dhe baret ku klientët mbajnë maska, kanë nxitur rritjen e infektimeve së fundmi.

E djathta ekstreme AfD dhe FDP kryesuan kundërshtitë për masat e reja në Bundestag.

“Ne e konsiderojmë paralizimin e sektorit të kulturës dhe gastronomisë, praktikisht të gjithë jetën e lirë të qytetarëve tanë, si të tepërt dhe të papërshtatshme”, tha bashkë-drejtuesi i AfD Alexander Gauland.

As Gauland dhe as udhëheqësi i FDP Christian Lindner nuk ofruan propozime konkrete për një plan alternativ, siç është mbyllja e shkollave.

Agjencia e kontrollit të sëmundjes së Gjermanisë të Enjten regjistroi një rekord të ri me 16,774 infeksione të reja në 24 orët e fundit, megjithëse tani për tani shkalla e infeksionit në Gjermani është ende dukshëm më e ulët se në vendet fqinje si Franca ose Belgjika.

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Osmani merr një vendim tjetër, anulon të gjitha konkurset në kuadër të Zyrës së Presidentit

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani sot ka marrë edhe një vendim të ri. Osmani ka...

“E vuaj më shumë, sepse kam një përgjegjësi”/ Manastirliu: Politikanët të mos guxojnë të fyejnë mjekët

“Askush nga politikanët të mos guxojë të fyejë mjekët dhe të dalin e të bëjnë politikë me punën e tyre, sepse mjekët...

Bashkimi Evropian planifikon qasje në ilaçe me çmimet të përballueshme

Komisioni Europian miratoi dje një plan për të siguruar qasje në ilaçe, veçanërisht në ato të përgjithshme, në të gjithë BE dhe...

15 të vdekur dhe 775 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.903...

”Premtime boshe”, Basha nga Thumana: Sot në 1-vjetorin e tërmetit zotohem se do bëjmë gjithçka për t’i dhënë fund katastrofës

Kreu i PD, Lulzim Basha është zotuar nga Thumana në këtë 1-vjetor të tërmetit tragjik të 26 nëntorit të 2019 se do...