Katari dhe Bahreini kanë regjistruar 15 dhe 12 të vdekur deri më tani përkatësisht

Mos i humb

Autoritetet shëndetësore në Katar dhe Bahrein konfirmuan raste të reja të infektimeve me koronavirusin e ri.

Në një deklaratë, Ministria e Shëndetësisë e Katarit tha se 1.637 raste të reja janë zbuluar gjatë 24 orëve të kaluara, duke e çuar shifrën e përgjithshme në 35.606.

Ministria tha se 735 të infektuar të tjerë janë shëruar nga sëmundja, me çka numri i personave që kanë mposhtur sëmundjen arrin në 5.634.

Ndërkaq, deri më tani janë konfirmuar 15 të vdekur.

Në Bahrein, Ministria e Shëndetësisë tha se numri i përgjithshëm i të infektuarve është rritur në 7.374, pasi janë regjistruar 190 raste të reja.

Ministria tha se 21 njerëz të tjerë janë shëruar nga COVID-19, duke e çuar shifrën e përgjithshme në 952.

Bahreini ka regjistruar 12 viktima deri më tani.

Pas shfaqjes në Wuhan të Kinës dhjetorin e kaluar, koronavirusi është përhapur gati në mbarë globin, duke shkaktuar vdekjen e mbi 320 mijë njerëzve, ndërsa rreth 1,8 milionë janë shëruar.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit