Katari ndihma monetare për 60 mijë familje në Gaza

Mos i humb

Katari filloi të realizoj pagesën e ndihmës në para në vlerë prej 6 milionë dollarë për rreth 60 mijë familje të varfra në Rripin e Gazës.

Palestinezët në Gaza që në orët e para të mëngjesit janë mbledhur para degëve të bankave shtetërore për të marrë ndihmën prej 100 dollarësh.

Rami Nasrallah, një palestinez 30-vjeçar që përfiton nga ndihma, tha se është i papunë dhe kujdeset për një familje prej shtatë personash.

“Kjo shumë e thjeshtë na ndihmon të vazhdojmë një jetë dinjitoze. Me këtë ndihmë paguaj qiranë time. Sinqerisht, nuk e di se si ta paguaj qiranë pa këtë ndihmë”, tha ai.

Nasrallah tha se shpreson që kjo ndihmë të paguhet vazhdimisht, duke pasur parasysh mungesën e vendeve të punës në rajon dhe kushtet e këqija ekonomike.

Ambasadori Muhamed al-Imadi, kryetar i Komitetit të Katarit për Rindërtimin e Gazës, në një deklaratë me shkrim dje tha se 60 mijë familje të varfra në Gaza do të marrin 100 dollarë ndihmë në vlerë monetare.

Ndihmat e Katarit për popullin e Palestinës

Më 7 maj, Emiri i Katarit Sheikh Temim bin Hamed Al Thani, urdhëroi shpërndarjen e 480 milionë dollarëve në mbështetje të popullit palestinez në Bregun Perëndimor dhe në Gaza.

Ministria e Jashtme e Katarit ka njoftuar se 300 milionë dollarë ndihma do të konsiderohen si donacione dhe kredi për të mbështetur buxhetin e sektorit të arsimit dhe shëndetësisë të qeverisë palestineze ndërsa 180 milionë dollarë do të ndaheshin për ndihma urgjente humanitare.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit