Katari njofton OKB-në për shkeljen e hapësirës ajrore nga Bahreini

Mos i humb

Katari sot bëri të ditur se ka informuar Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe sekretarin e përgjithshëm për shkeljen e hapësirës së tij ajrore nga 4 avionë luftarakë të Bahreinit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas Agjencisë zyrtare katarase të lajmeve, një letër zyrtarëve të OKB-së iu dërgua nga ambasadori Alia Ahmed bin Saif Al Thani, përfaqësuesi i përhershëm i Katarit.

Ajo iu dërgua sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres si dhe përfaqësuesit të përhershëm të Afrikës së Jugut, Jerry Matjila, i cili aktualisht kryeson Këshillin e Sigurimit.

Mesazhi i përcjellë përfshin një njoftim zyrtar nga Doha se 4 avionë ushtarakë të Bahreinit kanë depërtuar në hapësirën ajrore të Katarit mbi ujërat territoriale më 9 dhjetor.

Letra shpreh dënimin e fortë të Katarit për këto shkelje të sovranitetit, integritetit territorial dhe sigurisë së tij.

Duke akuzuar Katarin për mbështetjen e terrorizmit dhe ndërhyrjen në punët e tyre të brendshme, Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreini dhe Egjipti ndërprenë marrëdhëniet me Dohan dhe imponuan bllokada tokësore, detare dhe ajrore në vitin 2017.

Katari ka mohuar akuzat dhe ka shprehur gatishmëri për dialog për t’i dhënë fund bllokimit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit