Katari paraqet ankesë në OKB ndaj Bahreinit

Mos i humb

Katari ka paraqitur një ankesë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB) ndaj Bahreinit me arsyetimin se më 25 mars ky vend ka shkelur hapësirën e saj ajrore.

Sipas agjencisë së lajmeve të Katarit QNA, përfaqësuesi i përhershëm i Katarit në OKB Alja Ahmed bin Sejf Al Thani i ka dërguar një ankesë Sekretarit të Përgjithshëm Antonio Guterres dhe presidentit të radhës të KS-OKB-së, njëherit përfaqësues i përhershëm i Holandës, Karel van Oosterom, në lidhje me shkeljen e hapësirës ajrore nga ana e Bahreinit.

Në ankesën e parashtruar thuhet se ngjarja në fjalë paraqet “shkelje të rrezikshme” të të drejtës ndërkombëtare dhe se përsëritja e shkeljeve të njëjta do të shkaktonte rritjen e tensioneve në rajon.

Në letrën e dërguar, Katari ka kërkuar nga OKB të ndërmarrë hapat e duhur për ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare duke shtuar se Katari ndjek një politikë të arsyeshme ndaj këtyre praktikave “të papërgjegjshme dhe provokuese”.

Ndryshe, edhe Bahreini më herët kishte hapur kallëzim penal ndaj Katarit në Organizatën Ndërkombëtare të Aviacionit Civil (ICAO) me arsyetimin se “ka rrezikuar lëvizjet e fluturimeve civile në rajon”.

Rasti në fjalë nuk është hera e parë që Katari dhe Bahreini akuzojnë njëri-tjetrin për shkelje të hapësirës ajrore dhe pengim gjatë fluturimeve.

Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreini dhe Egjipit më 5 qershor të vitit 2017 ndërprenë të gjitha marrëdhëniet diplomatike me Katarin, veprim i cili i hapi rrugën një krize në rajonin e Gjirit./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit