Katastrofa e peshqve të akuariumit

Mos i humb

Ndodh shpesh që njeriu, me qëllim të mirë, e demton natyrën duke mos ditur pasojat e veprimeve të tij. Shembulli më i mirë është ai i peshqve të akuariumit, ku pasi na ka ikur “qejfi”, ndërkohë që na dhimbsen që t’i vrasim, ne zgjedhim që t’i hedhim në liqene apo lumenj me idenë që aty të mund të vijojnë të jetojnë, tashmë si të lirë.

Në fakt,studimet tregojnë se i kemi bërë një dëm të madh faunës së atij liqeni, sepse pasi i kemi hedhur peshqit e akuariumit, atyre iu duhet një kohë e shkurtër të përshtaten, ndërsa duke u shumuar me shpejtësi zhdukin llojet e tjera të peshqve.

Shkencëtarët në Minnesota kanë bërë kërkime në disa liqene për këtë duke zbuluar të vërtetën e trishtë, gjë që i ka shtyrë t’i kërkojnë qytetarëve që të mos i hedhin më peshqit e akuariumeve aty.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit