Katastrofa në Kaliforni: vazhdon kërkimi për trupat e viktimave

Mos i humb

Shirat të cilat ranë ditët e fundit në në pjesën veriore të Kalifornisë tani janë ndalur dhe ekipet e shpëtimit vazhdojnë të kërkojnë për trupat e viktimave të zjarrit më vdekjeprurës në historinë e këtij shteti amerikan.

I ashtuquajturi zjarri “Camp”, nga 8 nëntor shkatërroi qytetin e Paradisos, që ndodhet rreth 280 kilometra në verilindje të San Franciskos. Të paktën 84 vetë vdiqën dhe pothuajse 14,000 u shkatërruan. Sipas autoriteteve lokale, rreth 475 njerëz nga Paradiso dhe zona përreth mungojnë.

Paradiso ishte destinacioni i preferuar i pensionistëe dhe rreth dy të tretat e viktimave kishin mbi 65 vjec.

Një zyrtar i policisë lokale ka paralajmëruar se nga viktimat e zjarrit mund të mbeten vetëm një fragmente të vogla të eshtrave dhe se disa prej tyre do të kurrë nuk mund të gjendet. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit