“Kauza e Palestinës do të gjejë zgjidhje dhe paqe në duart e Erdoganit”

Mos i humb

Edip Xhevat Xhudeh El-Husejini, anëtar i njërit prej dy familjeve muslimane të cilët me shekuj i mbajnë çelësat e Kishës së Varrit të Shenjtë që ndodhet në Kuds dhe që vlerësohet si e shenjtë nga të krishterët, i bën thirrje komunitetit ndërkombëtar ta ngrisë zërin për kauzën palestineze.

Çelësat e kishës, e cila njihet edhe si “Kisha Kemame” dhe ndodhet në Kodrën Golgota, që pranohet si e shenjtë nga të tre fetë monoteiste, për 850 vite gjenden në duar të dy familjeve.

Anëtari i njërit prej këtyre familjeve, Husejini, i cili çdo mëngjes i hap dhe çdo natë i mbyll dyert e kësaj kishe, në një deklaratë për Anadolu Agency (AA) foli për vendimin e presidentit të SHBA-ve Donald Trump për njohjen e Kudsit si kryeqytet të Izraelit.

Duke theksuar se vendimi i qeversisë amerikane “ka goditur si rrufeja” popullin palestinez, Husejini tha se jo vetëm populli palestinez, por e gjithë bota po ashtu janë prekur nga ky vendim.

“Lidhur me gjendjen e fundit në Kuds dhe sidomos në Bregun Perëndimor, mund të them se ka nisur intifada e tretë. (Trumpi) si mund t’i japë dikujt tjetër një gjë që nuk është pronë e tij, si mund të marrë këtë iniciativë? Ne si populli i Palestinës kërkojmë nga e gjithë bota të ndërmarrin hapa për kauzën tonë dhe të ngrisin zërin e tyre”, shprehet Husejini.

Husejini tha se gjatë periudhës së Shtetit Osman, që nga Javuz Sulltan Selimi e deri te Mehmeti i Pestë ata kanë jetuar në paqe dhe vëllazëri.

“Periudha osmane për ne ishte periudhë e prosperitetit dhe e paqes”, thekson ai, duke shtuar se gjendja e tanishme ka lindur pas shpërbërjes së Shtetit Osman.

“Kemi besim të pafund ndaj qeverisë së Turqisë”

Husejini falënderoi Turqinë dhe popullin e saj për qëndrimin e shfaqur, për të cilën ai thotë se ka aktivizuar gjithë opinionin publik të botës pas vendimit të shpallur për Kudsin.

“Ne ndihemi në atë mënyrë, saqë mund të them se populli turk mban dhe rritet me gjakun e njëjtë me atë të popullit palestinez. Kemi besim të pafund ndaj qeverisë së Turqisë. Kemi shpresa shumë të mëdha. Ne në Palestinë Erdoğanin nuk e thërrasim si president, por si ‘Sulltan’. Shpresojmë se kauza e Palestinës do të arrijë në zgjidhje dhe paqe në duart e tij”, vlerëson ai.

Lidhur me reagimet e të krishterëve të rajonit, Husejini tha: “Ata janë vëllezërit tanë në Kuds. Jetojmë në ambient të njëjtë. Edhe ata ndajnë emocionet e njëjta. Çfarë themi ne, edhe ata e thonë të njëjtën”.

Për shekuj të tërë, çelësat ruhen nga familjet muslimane

Duke treguar se si një familje muslimane para qindra vitesh ka marrë çelësat e Kishës së Varrit të Shenjtë, Husejini thotë se çdo mëngjes hap dhe çdo mbrëmje i mbyll dyert e kishës me çelësat të cilat i ka marrë kur ishte në moshën tetëvjeçare nga babai i tij, sheik i Kudsit.

Ai thotë se çelësat dorëzohen nga i ati tek i biri, duke shtuar se do të vazhdojë ta ruajë këtë amanet dhe se më pas do t’ia dorëzojë bijve të tij./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit