
Me anë të një ceremonie solemne u kremtua sot në Kavajë 106 vjetori i ngritjes së flasmurit në këtë qytet, një ditë përpara Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.
Bashkia e Kavajës për të shënuar këtë ditë të veçantë për historinë e qytetit dhe mbarë kombin shqiptar organizoi aktivitete të shumta.
Aktivitetet startuan sot me ceremoninë e ditës, atë të ngritjes së flamurit në të cilën morën pjesë drejtues të lartë të pushtetit lokal, komuniteteve fetare, familjarë të atdhetarëve dhe qytetarë të shumtë.
Në orën 10 të paradites së sotme nën tingujt e Himnit Kombëtar Shqipëtar Kryetari i Bashkisë së Kavajës z.Isa Sakja ngriti simbilikisht flamurin Kuq e Zi, në prani të nipit të Mustafa Cara që 106 vite më parë së bashku me patriotë të tjerë e ngritën atë në vitin 1912.
Në fjalën e tij përshëndetëse kryebashkiaku Sakja tha se sot kemi nderin të nderojmë dhe përkujtojmë një nga veprat më të mëdha të historisë së Kavajës, ndihmën edhe kontributin e dhënë për Pavarësi./Drita tv/


