Kavot nënujore, Britania: Kërcënohen nga Rusia

Mos i humb

Një nga oficerët më të lartë të ushtrisë britanike paralajmëroi për një kërcënim të ri që Rusia paraqet ndaj kavove të komunikimit dhe internetit që shtrihen në fundin e deteve.

Marshalli i ajrit Sir Stuart Peach, shefi i stafit të Mbrojtjes, tha se Britania dhe NATO duhet të bëjnë prioritet mbrojtjen e linjave të komunikimit.

Sipas tij, nëse këto linja ndërpriten apo dëmtohen, goditja ndaj ekonomisë do të ishte e menjëhershme dhe mbase katastrofike.

Kavot nënujore të komunikimeve dhe internetit i bien kryq e tërthor fundit të oqeaneve dhe deteve duke lidhur vendet dhe kontinentet. Sipas Sir Stuart cenueshmëria e linjave nënujore paraqet një rrezik të ri për mënyrën e jetesës.

“Mbrojtja e linjave nënujore duhet të jetë një prioritet dhe duhet të kuptojmë se kjo është shumë e rëndësishme për NATO-n. Rusia veç modernizimit të anijeve dhe nëndetëseve, vazhdon të perfeksionojë edhe luftën informative”, deklaroi Sir Stuart.

Ditë më parë, disa deputetë në Londër paralajmëruan se një sulm i suksesshëm ndaj rrjetit nënujor britanik të komunikimeve do t’i jepte një goditje dërrmuese dhe paralizuese ekonomisë dhe sigurisë së vendit./Top Channel/

Artikulli i mëparshëm
Artikulli i rradhës
- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit