Kazakistan, gjendje emergjente për shkak të stuhisë së borës në Astana

Mos i humb

Në kryeqytetin e Kazakistanit, Astana, është shpallur gjendje emergjente për shkak të stuhisë së borës.

Në një deklaratë me shkrim nga Shërbimi meteorologjik i Kazakistanit thuhet se temperaturat do të ulen deri në minus 25 gradë celsius.

Prefektura e Astanas bëri të ditur se për shkak të ndryshimit të ashpër të temperaturave është shpallur gjendja emergjente.

Perfektura propozoi ndërprerjen e punës në institucionet shtetërore dhe vendet e punës ndërsa bëri të ditur se autostradat që lidhin Astanën janë mbyllur për trafikun.

Gjithashtu edhe Departamenti i Arsimit në Astana njoftoi se është ndërprerë procesi mësimor.

Në faqen e internetit të Aeroportit Ndërkombëtar “Nursultan Nazarbayev” thuhet se janë ndërprerë fluturimet për shkaqe sigurie.

Astana, ku dimri zgjat 5-6 muaj, njihet si kryeqyteti më i ftohtë në botë pas Ulan Batorit të Mongolisë./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit