Kazakistani shënon 23-vjetorin e themelimit të kryeqytetit

Mos i humb

Kazakistani të martën shënoi 23-vjetorin e themelimit të kryeqytetit të saj, Nur-Sultan, i cili u ndërtua nga e para, raporton Anadolu Agency (AA).

Dita e Kryeqytetit, e njohur gjithashtu si Dita e Nur-Sulltanit, shënohet çdo 6 korrik si një festë zyrtare.

Duke deklaruar pavarësinë e saj më 16 dhjetor të vitit 1991 pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, Kazakistani vendosi të zhvendosë kryeqytetin e shtetit nga Almaty në jug në qytetin verior Akmola në vitit 1997.

Dekreti u nënshkrua nga presidenti i atëhershëm i Kazakistanit, Nursultan Nazarbayev, pavarësisht kritikave të forta nga zyrtarë qeveritarë, parlamentarë dhe intelektualë.

“Kishte shumë pak mbështetës të këtij vendimi në atë kohë, dhe e kuptoj këtë. Për shkak se Bashkimi Sovjetik ishte shpërbërë, ne shkuam në rrugën tonë. Nuk kishte as para për të paguar pensionin në vend”, tha Nazarbayev, duke komentuar vendimin.

Si rezultat, filloi puna për rindërtimin e Akmola – një qytet i vogël me dimra të ashpër dhe infrastrukturë të pazhvilluar – si kryeqyteti i Kazakistanit.

Në vitin 1998, emri i qytetit u ndryshua në Astana, që do të thotë “kryeqytet” në gjuhën kazake.

Arkitektët me famë botërore si Norman Foster dhe Kisho Kurokawa morën pjesë në ndërtimin e qytetit. Ndërtesat e rëndësishme simbolike dhe shtetërore dhe objektet sociale në kryeqytet u ndërtuan nga ndërmarrjet turke të ndërtimit.

Derisa popullsia e qytetit fillimisht ishte 300 mijë banorë ajo arriti 1.2 milionë me kalimin e kohës.

Kryeqyteti jo vetëm që është bërë qendra politike, ekonomike dhe turistike e vendit por është gjithashtu një markë kombëtare.

Pas dorëheqjes së Nazarbayev si president më 19 mars të vitit 2019, emri Astana u ndryshua në Nur-Sultan nga Parlamenti me propozimin e pasardhësit të tij, Kassym-Jomart Tokayev.

Dita e Kryeqytetit, e cila shënohet me ngjarje shumëngjyrëshe në të gjithë vendin çdo vit, po festohet me aktivitete të kufizuara kulturore këtë vit për shkak të pandemisë së koronavirusit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit