KE paralajmëron sanksione për ata që shkelin të drejtat e njeriut në Bjellorusi

Mos i humb

Presidentja e Komisionit Evropian(KE), Ursula von der Leyen, konsideron se janë të nevojshme sanksione shtesë kundër atyre që kanë shkelur vlerat demokratike dhe të drejtat e njeriut në Bjellorusi.

“Nevojiten sanksione shtesë kundër atyre që kanë shkelur vlerat demokratike apo që kanë shkelur të drejtat e njeriut në Bjellorusi. Jam e bindur se diskutimi i sotëm i ministrave të jashtëm të BE-së do të tregojë mbështetjen tonë të fuqishme për njerëzit e drejtë në Bjellorusi në bazë të lirisë dhe demokracisë”, shkroi presidentja e KE-së në rrjetet sociale.

Ministrat e jashtëm të BE-së sot pasdite përmes një video-konference do të diskutojnë për zgjedhjet në Bjellorusi, Mesdheun Lindor, si dhe zhvillimet në Liban dhe Venezuelë. 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit