Ai u shpreh se protestat do të vijojnë dhe se demokratët nuk do të dorëzohen pavarësisht presioneve.
“Mirënjohje për qytetarët që janë pjesë e protestës që theu rekorde, është e 13 në radhë.
Me talljen që Veliaj iu bën SPAK dhe Dumanit. Ka hyrë në histori si personi që ka shkelur e rrëzuar reformën në Drejtësi.
Tha takova kolegët e mi në SPAK, me sjelljen e tyre prokurorët treguan se janë punonjës të Veliajt.
Paratë Veliaj ia çon grua dhe dajës së gruas së tij.
Altin dil deklarohu, ose lexo sahatin e ujit aty ku punon ose je prokuror e shtetit. 170 ditë kryetari i opozitës në arrest pa fakte, ndërsa një hajdut si Veliaj është i lirë.
Ne nuk do të tërhiqemi pavarësisht presioneve”, tha ai.