Këlliçi: Premtimet e mia, 100% të realizueshme

Mos i humb

Me sloganin “Ndryshimi në duart e tua”, koalicioni opozitar “Bashkë fitojmë” ka hapur sot fushatën për zgjedhjet vendore të 14 Majit në stadiumin “Air Albania”.

Në këtë miting të hapjes së fushatës elektorale ishin të pranishëm 61 kandidatët për kryetarë bashkie dhe kandidatët e këshillave bashkiakë si dhe kreu i Komisionit të Rithemelimit të PD-së,  Sali Berisha dhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Kandidati për kryetar të Bashkisë së Tiranës, Belind Këlliçi prezantoi programin e tij për kryeqytetin, “zgjidhje, besnikëri, mirësi, ndihmë dhe vërtetësi”.

Ai u shpreh se premtimet e tij janë 100% të realizueshme.

“Atje ku ka fëmijë, ne do të çojmë dije, ku ka shkollë do të çojmë rrugë, ku toka u tha për një pikë ujë, do të çojmë ujë për vaditje. Atje ku ka vështirësi, një dorë do të trokasë në derën tuaj. Nuk do të humbni asnjë ditë pune në Tiranë për të marrë një dokument. Do të gjeni gjithnjë hapur një derë ku t’ju shërbehet njerëzisht. Bashkia e Tiranës do të reflektojë traditën tonë të mikpritjes, të gadishmërisë për të ndihmuar këdo që na troket në derë”, deklaroi ai.

Duke u ndalur te transporti urban falas, ai tha se rreth 200 mijë banorë që udhëtojnë çdo ditë me urban, nuk do të paguajnë më. “Me këto rroga e pensione, ato para do t’ju duhen në xhep. Minimalisht 52 mijë lekë më shumë në muaj, do ti keni në xhepat tuaj dhe kjo jo vetëm 1 muaj para zgjedhjeve, por çdo muaj, për 4 vite me radhë”, vijoi Këlliçi.

vijon….

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit