Këngëtarit të njohur grek iu gjet armë dhe kokainë në makinë, ja çfarë deklaroi përpara hetuesve

Mos i humb

Këngëtari i njohur grek Notis Sfakianakis, u kap mbrëmë nga policia me armë zjarri dhe kokainë në makinë.

Ai ka dalë sot përpara drejtësisë, i pajisur me maskë, por se kishte edhe pranga në duar. Sfakianakis ka deklaruar se armën e mbante me vete, për shkak se “ndihej në rrezik”, shkruan “Protothema”.

foto galeri
foto galeri
foto galeri

“Armën e kam me vete sepse jam në rrezik. Dokumentet e licencës kishin skaduar dhe nuk ishin rinovuar”, ka thënë këngëtari , përcjellin mediat helene.

Ndërsa, për posedimin e kokainës, Sfakianakis nuk ka dhënë shpjegime të shumta. Sfakianakis u arrestua rreth orës 20:00 të së dielës, ndërsa ishte plotësisht bashkëpunues me policinë dhe nuk bëri rezistencë ndaj forcave të rendit.

Policia e ndali makinën e tij për një kontroll rutinë dhe rastësor, për shkak të masave anti-Covid, por se aty gjeti armë zjarri dhe lëndën e fortë narkotike. Sfakianakis, duke qenë një person i njohur në Greqi, lajmi u publikua menjëherë në mediat e vendit fqinj.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit