Kërcënon Serbia, Stefanoviç: Nëse i ndodh diçka Vuçiçit në Kosovë, jemi gati të përgjigjemi!

Mos i humb

Ministri serb i Punëve të Brendshme, Nebojsha Stefanoviç ka thënë sot se Beogradi i ka kuptuar “kërcënimet” e Kadri Veseli, kryetarit të Kuvendit të Kosovës, drejtuar presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Stefanoviç e ka “paralajmëruar” Veselin që mos të ndërmerr asnjë aksion kundër presidentit serb.

Stefanoviç e ka marrë si kërcënimin deklaratën e Veselit se mund t’ia shkurtojë lejen e qëndrimin Vuçiçit në Kosovë. Megjithatë, një deklaratë e tillë e Veselit, të cilën e transmetojnë mediat serbe, nuk dihet se kur është bërë apo nëse është bërë fare.

Sipas tyre, Veseli e ka kërcënuar Vuçiçin se në Kosovë mund të kalojë si Gjuri;in.

“I kemi kuptuar kërcënimet që Kadri Veseli ia ka drejtuar presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, dhe, nëse vetëm diçka i ndodh në Kosovë, e dimë se si do të përgjigjemi”, ka kërcënuar Stefanoviç.

“Nuk befasohem së për Vuçiçin njëjtë flasin Veseli dhe Gjilas (Dragan Gjilas, opozitar serb), njëjtë flasin Haradinaj dhe Jeremiç (Vuk Jeremiç, opozitar serb), Limaj dhe Sava Janjiç (igumen i Manastirit të Deçanit), por jam i brengosur për heshtjen e bashkësisë ndërkombëtare dhe që po tentojnë të bëjnë barazime të rrejshme, duke u bërë thirrje, siç thonë shpesh të dyja palëve, që të përmbahen nga trazirat”, ka thënë Stefanoviç.

Sipas tij, Vuçiç është ai që dëshiron paqe.

“I kërkoj Kadri Veselit, jo që i frikësohem, por për shkak të paqes së gjithëmbarshme dhe stabilitetit në Ballkan, që mos të ndërmerr asgjë kundër presidentit serb”, ka thënë në fund Stefanoviç. Vuçiç do ta vizitojë Kosovën më 9 shtator dhe për këtë ka marrë leje nga Ministria e Jashtme e Kosovës./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit