“Kërkesa për ekstradimin e Puigdemont e papranueshme”

Mos i humb

Avokatët e ish-presidentit të Qeverisë Autonome të Katalonjës, Carles Puigdemont, i cili është nën arrest në Gjermani, Wolfgang Schomburg dhe Sören Schomburg kanë thënë se presin nga qeveria gjermane që të mos aprovojë ekstradimin e klientit të tyre në Spanjë.

Avokatët e Puigdemont-it në Gjermani në një deklaratë me shkrim thanë se pretendimet ndaj Puigdemont-it janë të pabaza dhe se kërkesa për ekstradimin e tij është e papranueshme.

Për këtë arsye në deklaratë shprehet besimi se drejtësia gjermane do të ndalojë ekstradimin e Puigdemont-it dhe se atij do t’i rikthehet me shpëjtësi liria.

“Nga qeveria gjermane presim që të mos aprovojë ekstradimin e Puigdemont-it, duke përdorur mundësinë që i është dhënë me ligj”, thuhet në deklaratë.

Puigdemont të dielën u ndalua në autostradën A7, e cila lidh Danimarkën dhe Gjermaninë dhe u vendos në burgun Neumünster. Gjykata e Lartë e Spanjës të premten lëshoi urdhër arresti në nivel evropian ndaj Puidgemont-it dhe katër anëtarëve të kabinetit dhe ndaj Marta Rovira, Sekretare e Përgjithshme e Partisë së Majtë Republikane të Katalonjës (ERC) e cila kishte ikur në Zvicër.

Gjykata lokale në Neumünster tre ditë më parë vendosi të vazhdojë masën e arrestit për Puigdemont.

Ndërkohë, Prokuroria duhet të vendosë nëse do të aplikojë apo jo në gjykatën përkatëse për ekstradimin e tij.

Kryeprokuroria në Schleswig dje në një deklaratë tha se shqyrtimi i kësaj dosjeje është mjaft e komplikuar dhe se vendimi për aplikim apo jo në Gjykatën e Lartë Shtetërore Schleswig-Holstein lidhur me kërkesën për ekstradimin e Puigdemont-it pritet të merret në fillim të javës së ardhshme.

Politikanët separatistë katalonjas, në mesin e të cilëve është edhe Puigdemont, akuzohen për “rebelim kundër shtetit” për shkak të rolit të tyre në referendumin e paligjshëm dhe shpalljen e njëanshme të pavarësisë së Katalonjës./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit