Kërkoi 12 mijë euro nga familja e të dënuarit, mbetet në burg avokati Lavdosh Shehu

Mos i humb

Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj avokatit Lavdosh Shehu, i arrestuar tre javë më parë, për akuzën e ushtrimit të ndikimit ndaj funksionarëve publikë.

Avokati Lavdosh Shehu u arrestua nga Prokuroria e Posaçme Kundër korrupsionit dhe Krimit të Organizuar pasi akuzohet se ka kërkuar 12 000 euro familjes së një të dënuari duke i premtuar ekstradimin nga Italia duke korruptuar zyrtarë të Ministrisë së Drejtësisë.

U dyshua se Shehu u ka premtuar dhe siguruar familjes së të dënuarit se ka aftësinë për të ushtruar ndikim në funksionarë të Ministrisë së Drejtësisë, për kryerjen e ekstradimit nga shteti Italian, për të vuajtur dënimin në Shqipëri.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit