Kërkoi masë sigurie më të butë, Gjykata penale e Tiranës lë në burg ish-sanitaren e Sanatoriumit Tire Alldervishi

Mos i humb

Gjykata Penale e Tiranës ka rrëzuar kërkesën e sanitares së Sanatoriumit, Tire Alldervishi për zëvendësim të masës së sigurisë nga arrest në burg në një masë më të butë.

Alldervishi, sanitare në spitalin COVID 2 u arrestua pas denoncimit nga vajza e një pacienteje të shtruar me COVID-19, të cilës i kishte marrë një shumë prej 8 milionë lekësh duke u hequr si infermiere në këmbim të shërbimit ndaj saj.

Pacientja ndërroi jetë nga COVID-19 dhe nga bisedat me të bijën është zbuluar trajtimi çnjerëzor.

Më 11 mars, Gjykata e Apelit ka liruar dy infermieret e spitalit Shefqet Ndroqi, Sheqerije Koçi dhe Mira Bushi të akuzuara si bashkëpunëtore të Tire Alldervishit.

Nga masa arrest me burg, dy infermieret u liruan nën masën detyrim paraqitje.

Po kështu Apeli liroi më herët dhe një sanitare dhe infermiere, të spitalit “Shefqet Ndroqi”, më konkretisht infermieren Sidorela Kola dhe sanitaren Rukie Hoxha.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit