Kërkoi pezullimin e dënimit, rrëzohet kërkesa e ish-kryeprokurorit

Mos i humb

Gjykata e Posaçme e Apelit konfirmon rrëzimin e kërkesës së Adriatik Llallës për shtyrje të pezullimit të ekzekutimit të dënimit me dy vite burg ndaj tij.

Vendimi u dha nga gjyqtarja e Apelit Nertina Kosova, e cila pas shqyrtimit të kërkesës vendosi të mos i pranoj argumentet e avokatit mbrojtës të Llallës.

Më 22 shtator, Apeli i Posaçëm la në fuqi dënimin me 2 vite burg për të, për akuzën e “fshehjes dhe mosdeklarimit të pasurisë” dhe heqje të së drejtës së ushtrimit të funksioneve publike për 5 vite.

Vendimi i gjykatës ende nuk është zbatuar, pasi Llalla rezultoi të ishte larguar nga vendi disa ditë para shpalljes së tij. Pas gati dy javëve kërkim brenda territorit të vendit dhe pas mosgjetjes së tij, SPAK nënshkroi procedurën e kërkimit ndërkombëtar për Llallën, duke ia përcjellë shkresën zyrës së INTERPOL.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit