Kërkon më shumë kohë të njihet me dosjen, KLGJ shtyn procesin për gjyqtaren Enkelejda Hoxha

Mos i humb

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka shtyrë ditën e sotme procesin për shkarkimin e gjyqtares Enkelejda Hoxhës. Kjo shtyrje ka ardhur si pasojë e kërkesës së Hoxhës për t’u njohur më tepër me dosjen.

Inspektorati i Lartë i Drejtësisë theksoi se gjyqtarja e Krujës ka pasur kohë që në korrik që të ndihej me materialin e dosjes.

Sipas raportit hetimor të ILD, gjyqtarja e Krujës ka dhënë 6 vendime në harkun kohor të maj 2017- nëntor 2019 që përbëjnë akte që diskreditojnë figurën e gjyqtarit.

ILD konstaton se gjyqtarja Hoxha ka kryer procese tërësisht të njëanshme teksa kujton se ajo ka gisht edhe në një vrasje të këtij viti, Hekuran Billës të cilin e liroi edhe këtë para kohe me kusht dhe në fund u ekzekutua.

Në janar të 2020-ës po ashtu ishte ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj që kërkoi ndjekje penale për gjyqtaren Hoxha pasi liroi me kusht para kohe ish-anëtarin e bandës së Durrësit, Endrit Doklen.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit