Kërkuan dëmshpërblim për vrasjen e Artan Cukut, Gjykata rrëzon kërkesën e familjarëve

Mos i humb

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë ka rrëzuar kërkesën e familjarëve të komisarit Artan Cuku, i vrarë disa vite më parë për shkak të detyrës, për dëmshpërblim.

Kërkesa është rrëzuar në datë 2 qershor nga Gjykata.

Kërkesa për dëmshpërblim i ishte drejtuar Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë dhe Ministrisë së Brendshme.

Familjarët kishin kërkuar nga Ministria e Brendshme si dëmshpërblim shumën mbi 1 milion euro për humbjen e familjarit të tyre, ish-efektiv policie i cili ishte kërcënuar dhe më para se të vritej dhe shteti nuk kishte marrë masa.

Ish kryekomisari Artan Cuku u ekzekutua me armë në hyrje të Liqenit Artificial në 8 prill të vitit 2017.

Nga hetimet e prokurorisë rezultoi se shkak i vrasjes së tij ishte hakmarrja për shkak të detyrës në kohen që ka qenë drejtues në Vlorë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit