Kërkuan lirim të parakohshëm/ Gjykata e Hagës merr vendim për Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin

Mos i humb

Një panel i Gjykatës së Apelit në Gjykatën Speciale ka refuzuar sot kërkesën për lirim të parakohshëm të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, të cilët akuzohen për krime në luftën e Kosovës për liri.

Një gjë e tillë është bërë e ditur përmes një komunikate për mediat në faqen zyrtare të Dhomave Speciale, duke thënë se kërkesa është refuzuar në tërësi dhe se Veseli ka kohë prej 10 ditësh ta publikojë të redaktuar të replikës ndaj këtij vendimi.

“Të premten më 30 prill 2021, paneli i Gjykatës së Apelit nxori katër vendime me të cilat hodhi poshtë apelet e parashtruara nga Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi kundër katër vendimeve përkatëse të Gjykatësit të Procedurës Paraprake me të cilat ai refuzoi kërkesat e tyre fillestare për lirim të përkohshëm”, thuhet në njoftim.

“Trupi gjykues i Gjykatës së Apelit e mohon ankesën në tërësi dhe urdhëron Veselin që të paraqesë një version publik të redaktuar të replikës brenda 10 ditëve”, thuhet më tej në vendim./Shqip/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit