Keshilli Europian per Fetva dhe Gjurmime

Mos i humb

Keshilli Europian per Fetva dhe Gjurmime

Fetvaja 85
SHKURORËZIMI NË NERVOZË DHE SHKURORËZIMI TRE HERË ME NJË TË SHPREHUR

Pyetja: Një person është alkoolist kronik, dhe duke qenë i nervozuar, gruas së vet i tha:”Ti je e shkurorëzuar tre herë”, dhe këtë thënie e përsëriti. Të nesërmen, erdhi njëri nga djemt e tij, dhe e pyeti:”A e di çka ke thënë? A e ke për qëllim atë që e ke thënë?” Personi nël fjalë u përgjigj:”Po, gruaja ime është e shkurorëzuar tre herë.” Pastaj, pas dy ditësh, djali përsëri ia parashtroi të njejtat pyetje, e personi në fjalë u përgjigj njejtë. Për atë, në këtë rast, a konsiderohet gruaja e tij e shkurorëzuar? Dhe çfarë shkurorëzimi është ky?
Përgjigja: Të qenit e personit në fjalë, alkoolist kronik, në rastin konkret nuk ka ndikim, ngase shkurorëzimi nuk ka ndodhur derisa ka qenë i dehur. Ndërkaq, ajo që e ka shkurorëzuar gruan në nervozë, sipas shumicës së dijetarëve (Xhumhurit), shkurorëzimi i personit nervoz është valid, me përjashtim nëse arrinë në fazë të harlisjes, sipas Hanefitëve, shkurorëzimi nuk ndodh. Kjo gjendje dallohet me ngatërrime që ndodhin në fjalët dhe veprimet e tij. Ndërkaq, sipas juristëve tjerë islam, përjashtim nga pranimi bën nëse personi arrinë në fazë të tërbimit apo nervozës së madhe (hipernervozë), ashtu që nuk është i vetëdijshëm se çka flet dhe çfarë kuptimi kanë fjalët që i thotë. Mirëpo, nga pyetja kuptohet se shkurorëzuesi, në ditën vijuese, pastaj edhe në ditën e tretë, e ka konfirmuare se e ka patur për qëllim shkurorëzimin. Nisur nga kjo, sipas të gjithë juristëve islam, ky shkurorëzim është valid.
Sipas katër shkollave juridike (katër medhhebeve), ky shkurorëzim konsiderohet shkurorëzim i madh (bain bejnuneten kubra), që do të thotë se konsiderohet tre shkurorëzime, edhe pse janë thënë me një të shprehur, dhe për njëherë. Mirëpo, dijetari i njohur Ibn Tejmije, këtë shkurorëzim e konsideron se ka ndodhur nji herë (e jo tre herë). Këtë mendim e kanë miratuar disa ligje bashkëkohore në vendet muslimane, ashtu që ky shkurorëzim konsiderohet i madh (tre herë), vetëm nëse paraprakisht, kanë ndodhur edhe dy shkurorëzime tjera. Ne mendojmë se mund të merret mendimi i Ibn Tejmijes, në veçanti, kur kihet parasysh se pyetësi nuk e ka sqaruar se në bazë të cilit ligj është bërë kurorëzimi, gjegjësisht a është ligj civil perëndimor, apo është ligj islam. Nisur nga kjo, ne mjaftojmë me përgjigje në bazë të asaj që kanë thënë juristët islam. Ne e këshillojmë pyetësin që t’i drejtohet ndonji dijetari në vendin ku jeton, me qëllim që qartë të kuptohen rrethanat e çështjes në fjalë.
Prej arabishtes: Bashkim Aliu

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit