“Këshilli i Evropës duhet të shmangë linjat e reja të ndarjes”

Mos i humb

Këshilli i Evropës duhet të shmangë linjat e reja të ndarjes në Evropë, për çka bashkërisht duhet të luftojë që kjo të mos ndodhë, tha të premten ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu.

“Këshilli i Evropës duhet të shmangë linjat e reja të ndarjes në Evropë. Ai do të duhet të parandalojë politizimin e mekanizmave të ekspertëve, gjë e cila vetëm se minon kredibilitetin e tij”, shkroi Çavuşoğlu në Twitter.

Çavuşoğlu qëndron në Finlandë për të marrë pjesë në takimin e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, që është mbikëqyrësi më i lartë i të drejtave të njeriut në Evropë.

“Këshilli duhet bashkë të luftojë kundër ksenofobisë në rritje, islamofobisë, antisemitizmit, gjuhës së urrejtjes dhe populizmit”, tha kryediplomati turk.

Ai në Helsinki realizoi takim me homologun e tij gjerman, Heiko Maas, për çka shkroi se së shpejti do të mbahet një takim mes Turqisë dhe Gjermanisë lidhur me “Mekanizmin Strategjik të Dialogut”, ndërsa do të mbahen edhe konsultime ndërqeveritare midis dy vendeve.

Sot pritet që Finlanda t’i dorëzojë Francës presidencën e Komitetit të Ministrave.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit